Pa flamur s´ka as komb
Kur zbres në tokë nga ëndërra ime
Me djersët lumë sikur një i mbytur
Përpara agimit pa edhe në vegime
Mbi kokë më rri, ti, flamur i ndritur…
Ndiqem nga një hije, krerë mburojë
I ngjitur mbi shtyllë krenari tregonë
Në përvjetore bashk me ty marshoj
Kur ti frymonë, zemra ime punonë…
Kur ti valvitesh, jeta ime qete vazhdon
Pa flamurin kuq e zi kombi ynë s´rron
As mali pa drurë, i xhveshur s’egziston
Kush s´e kupton, tokes kot i rendonë…
