Si s´e pata një cigare
Sikur të kisha, buzëve t´ia vija një cigare
Do shpëtonte nata nga të sharat vulgare
Bota ime s´do ndizej as nga njëmijë zjarre
Edhe paqja do binte si qetësia mbi varre…
Ja që s´e pata, m´u thye dëshirë shkreta
E di, se këto janë vetëm raste të nxehta
Por ja që shpirti ta do, si nektarin bleta
Unë nga nata, si i lagur nga shiu mbeta…
E keqeja e së keqes erdhi pak më vonë
U mata të shkruaj e pash që nuk shkonë
I xhveshur si mali nga një i papritur ciklon
Kur koka s´të punon as vetja s´të dëgjonë…
