Zlatan Ibrahimovic do të luajë ndeshjen e fundit kundër Atalantës të dielën. Jo vetëm për Milanin, por edhe në karrierën e tij. Kjo është publikuar nga shumë gazetarë italianë të afërt me liderin e Serisë A.Lojtari i Milanit ka vuajtur nga dhimbjet në këtë sezon dhe tashmë ka vendosur të pensionohet, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai dëshiron një Scudetto dhe kjo e shtyn atë pavarësisht dhimbjes së tmerrshme…
Trajneri Pioli dhe ekipi mjekësor ia ndalojnë të luajë, por pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve, ai kërkon të jetë aty, të futet të paktën në 5-10 minutat e fundit sepse do një Scudeto. Zlatan nuk stërvitet me ekipin nga e marta deri të premten, vazhdimisht e mundon gjuri sepse është i fryrë, blu dhe krijon dhimbje joreale.
Ai nuk mund të luajë më shumë se 10-15 minuta sipas mjekëve të Milanit.
Nëse Milani merr Scudetton – Zlatanin do ta shohim për herë të fundit në San Siro të dielën, shkruajnë mediat italiane.

