sh sulmuesi i Juventusit, Alessandro Matri, është tallur me Ibrahimovicin dhe një tifoz të Milanos në rrjete sociale.
Matri, i cili edhe ai ka qenë lojtar i Milanos ka shpërndarë një mesazh mirënjohës për konkurrencën e Festivalit të Muzikës Sanremo, Elisa, shtruar këtë pyetje: A po garon ajo vërtet kundër të tjerëve?
E kjo pyetje e ka nxitur një reagim të një tifozi të Milanos.
“Epo, Ibrahimovici luan në ligën e njëjtë që ju luanit dikur”, tha tifozi.
Matri nuk humbi kohë dhe iu përgjigj: “Paramendoje, ai madje e humbi titullin në Serie A kundër meje”.
Ish-sulmuesi italian iu referua sezonit 2011/12 kur Juventusi i Antonio Contes e fitoi titullin e parë në Serie A pas epokës së Calciopolit.
Atë vit, Massimiliano Allegri ishte trajner i Milanit dhe Ibrahimovici ishte ndër yjet e kuqezinjve.
