Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritIldije Xhemali-PSE S'VJEN MOJ DALLËNDYSHE?

Ildije Xhemali-PSE S’VJEN MOJ DALLËNDYSHE?

PSE S’VJEN MOJ DALLËNDYSHE?

Pse s’kthehesh dallëndyshe?
Si ta kuptoj që ndryshe,
sillesh me këtë bukuri,
gjëmëmadhen Çamëri!


“Ikën vitet një nga një
çerdhja jote, imja prishur.
Ulur këmbëkryq dimri i zi
Dhe e keqja përherë ri.


Për çfarë ngjan ato ditë
Lumi ngjyrën e kuqoi.
Tokë e qiell u lemeris,
Hënë e Diell u gremis.


I forti vulosi ligjin,
Bota përkrahu të ligun.
Korrur jeta me hanxhar
Vendaliu quajtur barbar!”


Ofshan dallëndyshe gjorë
Tragjedi, parë në botë.
Por nuk kanë jo të dytë
Tragjeditë e Kombit tonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT