Ca luleve të gjuhës s’u mora dot erë
Por s’e lanë mangut krijues’ të tjerë
Bashkuan ëmbëlsin’, freskin’ e Toskërishtes
Me krenarin’, pjellorin’ e Gegënishtes.
NDERIM NËNAVE
Gjuha jonë e lashtë shqipe
ushqyer, përtrirë në dy burime
Bekuar qofshin nanat-loke
Në brezni përcjell gjuh’ e doke
GJUHËTARËVE dhe INTELEKTUALËVE
E afërt qoftë dita, kur Tosku me Gegun .
Tē ulen miqësisht, qartë e fisnikērisht
Të sheshojnë dasitë, si po ndodh me tregun
Të shkëmbejnë fjalën,bukur, ëmbëlsisht.
FJALA SHQIPE, RRËNJË DRITE.
Kënaq’si kur dëgjoj “Çi tash, çi tash”
Nga gojë e vëllait tim kosovar
Refren i bukur i marshit fitimtar
Bashkë do jemi, jo më të ndarë.
OAZET JETËSORE TË SHQIPES
Fjala shqipe n’ Amerikë, Australi
Këngë shpirti n’ Evropë e Kanada
Greqi, Itali, Angli e Gjermani
Dhe n’ troje t’ lashta ku shqipja rrënjët ka.
