Kjo poezi e ka zanafillën me ndodhinë reale të DJALIT tim, sot ORTOPED në Gjermani
M’gëzoi ardhja e tim biri
E papritur këtë radhë.
“Suprizë e bukur more djalë.”
Erë gushës duke i marrë.
-Jam për rrugë nuk rri gjatë
Jam tek vëllai im shkupjanë
Do t’i shkojë për gëzim
Ai m’u gjet në hallin tim.
Kur për punë t’parën herë
U nisa për n’Gjermani,
Kat për kat m’u hap ajo derë,
Kështu filloi kjo miqësi.
Fati deshi që një shkupjan’
M’u bë mik m’u gjet pranë.
Shoku, m’kish dhënē një adresë.
-Je në hall ,këtu kërko besë.
Në t’u errur mbrëmja arrita.
Ulur, n’kafene e prita.
Të dëgjoja fjalën shqip,
Hallit tim t’i thoshja:”Ik.”
S’kaloi shumë, më qeshi fati.
T’bardhët pleq sjell sahati.
Në sy ma lexuan hallin,
Me mir’si menduan dermanin
Tek miku i ri shkupjan
Gjeta vëllain kaluar vëlla.
Që sa shpejt u vu në provë.
Shi, rrebesh, furtunë e llohë.
Dilema:shpëto gjë e mall,
A me mikun faqebardhë?!
Unë: “Të lutem kërko taksi,
Boll ndihma, gjëma ra mbi ty!”
Gjaku,Besa,e thërriste
“Miku s’do lënë në baltë.
Qëndro burrë se ndryshe,
Edhe varri të nxjerr jashtē.”
Jo, s’e theu Besën Bestari
N’aroport katër sahati
Rehatuar unë në udhëntime.
Për vëllanë, zemra ime thërrime.
“Shko ti bir e faqen zbardh.
Ndero mikun që t’u gjet pranë.
Jam e vjetër po u rinova.
Virtytet, Besa, NE do na bashkoka!
