Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritILIR SHAQIRI: SA HERË QË VIJ TEK TI, N’GJUNJË T’BIE O SHQIPËRI!

ILIR SHAQIRI: SA HERË QË VIJ TEK TI, N’GJUNJË T’BIE O SHQIPËRI!

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë,
nga malli përvëluar, si foshnje n’prehrin tënd,
nën degën e ullirit dhe hallet i bëjmë këngë.

Ej…, si buçet kabaja në grykat e zalleve
dhe jehu i lahutës që puthet me retë,
tek përshpirtën ëndrrat me vajzat e valëve,
në kurorë dafinash, o Shqipëri e blertë!

Ti, na e mbolle shpresën siç mbillet një pemë
nën qiellin e kaltër të gjerë e t‘pa anë
kopshti yt shkëmbor bulon në çdo gem,
bleron ëndrrat tua, o Shqipëri o nënë!

Ti, Shqipëri o mall i zjarrtë
e bërë nga dielli plot shkëlqim,
çdo hap që hedh botëndiej, kryelartë,
Ti, ADN-ja e ashtit tim!

Sa herë që vij tek ti, n’gjunjë t’bie o tokë,
sa fort ta ndiej aromën dhe dorën përmbi flokë…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT