Pezull
Pezull mbeten ëndërrat dhe dëshirat,
Si te xhami, rastësisht një gjethe vjeshte,
Tufa me re që vijnë me shijërat ,
Tufat e luleve të rrijnë në heshtje.
Ndodh, por jo, të lutem o Zot,
Mos ja prish as kujt fytyrën,
Le të shkruaj poezi më lot,
E piktorit lerja ngjyrën.
Pezull dëshirat, gëzimet në jetë,
Se jeta dhe dhimbjen ka brenda,
Ç do njeri do gjej dashurin e vet,
Duke dhënë dashuri, pa ëndërra.
Pezull si një fjollë reje e bardhë,
Që as hëna nuk i bën më dritë,
Atëherë kur nata ka më ardhë,
Dashuria dashuron veç dashuritë
