Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritIlmi Tahiri-MË FAL , O ATDHE

Ilmi Tahiri-MË FAL , O ATDHE

MË FAL , O ATDHE

Më fal , o atdhe
kush e mallkoi këtë dhe,
ne apo të tjerët
që kurrë s’u rehatuam
dhe s’u bashkuam ne,


më fal , o atdhe
kush të mori gëzimin
dhe hare, pikëllimi
dhe urrejtja nuk lindën
me ne,


më fal , o atdhe
ku ka ikur shpresa,
ku është fshehur
lulëzimi dhe lumturia
gjertani për ne,


me fal , o atdhe
dashuria , dhimbja ime
dhe loti ynë rrëke,
urrejtjen se kemi
trashëgim për askënd ne,


më fal , o atdhe
i bukur , i dashur
sa më je, kush të bëri
të varfëruar , kur plotë
thesar dhe flori ke,
kur je aq i dashur
pse po ikim nga ti gjetiu ne,


atdhe ty të mbuloftë
lulëzimi puna dhe dija
dhe jo të mallkuar,
nga të tjerë apo ne ,


atdhe , o atdhe
pse gjithaq rrëmuja
dhe sfida të shumta
kurrë pa ndërprer,


kur ti ke dashurinë
dhe gjithë bekimin nga ne,
pse po ndodhin
gjithë këto të liga,
dhimbje ,vuajtje
dhe shtypje ndër ne,
të gjitha këto janë
pasojë e veprimeve nga ne,


më fal që sonte
kështu të kam
vargëzuar dhe ndje,
jo shëmti dhe urrejtje
por lulëzim dhe
bekim për ty pandërpre,


me fal , o atdhe
dashuria ime e njëjtë
mbi dhe , dhe nën dhe,
qofsh i lumtur dhe i bekuar
për të gjitha që i kam ndje,


o Zoti im largo
të këqinja , të liga
mbi timin atdhe, lartësoje
bekoje Ti panderpre,


jepi lulëzim dhe begati
dhuroi shprese ,
dashuri dhe buzeqeshje te re,
bëje të bashkuar
siç na krijove ne dhe atdhe.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT