Kujtime fëmijërie
Një valixhe e madhe e vjetër
E mbushur me kujtime fëmijërie
I takon të artës, kohës tjetër
Ku kaloj gjithë fëmijëria ime.
Me mall i shpalosi kujtimet
Heshtur, një nga një si fotografitë
Shumë momente dëshirash
Në zemër i mbaj të pashlyera
Maleve e fushave të vendit tim
Jehonte kënga, e bukura melodi
Melodi që s’mund të kthehet më
Nëpër vite iku bashkë më fëmijëri
Peshon rëndë valixhja e kujtimeve
Atyre rrugicave me plot nostalgji
Shpatijeve, pranë mrizeve me hije…
E treni i jetës time, fund rrugës i bie.
Një ditë s’do jenë kujtimet e mia
Kur nga kjo botë do të largohem
Eh, se ç’më ka përqafuar pleqëria
E vetëm në rrasë, emër do të kujtohem.
