Friday, April 10, 2026
BallinaVitrina e libritImer Gllareva-KUJTIME NËPËR KOHË

Imer Gllareva-KUJTIME NËPËR KOHË

Na ishte njëherë një kohë,
Kur s’dinim ç’ishte pleqëria,
Si një ëndërr na u duk kjo botë,
Sa shpejt na iku rinia!

Të qeshura rrugëve, gëzime plot,
Pa brenga, pa halle në shpirt,
Koha kalonte, s’e ndjenim dot
Jeta s’kthehet më, kanë ikur ato ditë.

Kujtimet mbeten të pashlyera,
Në këtë moshë me flokë të thinjura,
Zemra rrah me mall të pashuar,
E mendja endet nëpër kohën e shkuar.

Për rininë flet fotografia në mur,
Me sy të qeshur, dhe zemër zjarr,
Një këngë e vjetër, që s’harrohet kurrë,
Na kthen në kohë si më parë.

Prandaj, të qeshim me afshin e shpirtit
T’i falim kohës ato çaste lumturie,
Jeta, ndonëse nuk kthehet më,
Mrekullitë e saj thurin himn dashurie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT