Mbi parmakun e oxhakut
filxhani me vegë të thyer
kafja e tharë në gjezvë.
Lahuta nuk këndon më
teli i këputur qan,
pa ty, s’ka zë.
Oxhaku pa tym mbi çati,
kulla rri në roje të kohës
frymën e shekujve mbart pezull.
Ti ishe yll mbi Dardani,
shekujve vetëm kujtime
emri yt, betim në gur.
*Sot, kulla hesht andej kufirit
por në heshtje flet:
ndez zemrën e betuar për atdhe.
Në ballë të oxhakut
roje e dheut,
e gurit,
e gjakut.
