Saturday, January 24, 2026
BallinaVitrina e libritImer Gllareva-PORTRETI I TIJ NDRIT SI DRITË NË AGIM

Imer Gllareva-PORTRETI I TIJ NDRIT SI DRITË NË AGIM

PORTRETI I TIJ NDRIT SI DRITË NË AGIM
(Në kujtim të poetit Adem Gashi)
18.10.1953 -16.01.2024
​Si hije erdhi, pa zhurmë e pa mëshirë,
Pa trokitur fare në portën e shpirtit,
Ia mbylli sytë, ia preu fjalën në gjysmë,
E ngriti lart, mes yjeve drejt qiellit.

​Ia mori zërin, penën ia hoqi nga dora,
Por vargun e shkruar na e la kujtim,
E mbi fletët e bardha si bora,
Portreti tij ndrit si dritë në agim.

​Ti vdekje, ke bërë mekatë të rëndë,
Ndale një zemër që s’duhej të ndalonte,
Mbi buzë ke ngrirë fjalën e lirë të poetit,
Që ende mes nesh duhej të jetonte.

​Poetin e more, por jo vargun e lirë,
Zemra i pushoi, por këngët i jetojnë,
Populli do t’i këndojë me shpirt të dëlirë,
Si zë kushtrimi atdheut do të jehojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT