Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa-BILBIL KADIU MJEKU VETERINER DHE INTELEKTUALI I SHQUAR KURBINAS.

Imer Hysa-BILBIL KADIU MJEKU VETERINER DHE INTELEKTUALI I SHQUAR KURBINAS.

Në shtatorin e vitit 1981, kur sapo isha ulur në bangat e auditoreve të instittutiti të Lartë Bujqësor të Tiranës personi i parë nga studentët që do më ofrohej ishte një student laçian i quajtur Bilbil Kadiu. Ishte djalë qytetar, simpatik dhe fliste në dialekt krutan.

-Nuk jemi thjeshtë studentë krutanë, ne jemi edhe miq bashkë dhe më tregoi lidhjet miqësore ndërfisnore që kishim me njëri tjetrin. Më kalimin e viteve e kuptova se pasioni për historinë ishte tipar dallues i tij.

Ishte dy vite më i madh se unë, por kjo s’donte të thoshte asgjë. Miqësitë studentore nuk kishin moshē. Ato shtriheshin normalisht në kufijtë moshorë tetë vjeçar.

Përmes tij do të njihesha edhe me studentë të tjerë krutanë si Mirashi, Meti, Meti i vogël, Lleshi, Sabriu, Nuriu, Sabai Ibrahimi, Shpëtimi etj. Ishte moshë e artë, pa interesa, shkonim si vëllezër.

Me Bilbilin kaloja shumicën e kohës. Thënë qartë, vetëm orët e mësimit na ndanin se edhe gjumin e bënim në një dhomë.

Me kalimin e javëve, muajve dhe viteve ne krijuam miqësi edhe me shokët e njëri tjetrit, miqësi këto që dhe pse largësia na ndan, dashuria e respekti ruhet prej dekadash.

Duke qenë gjatë gjithë kohës bashkë edhe kujtimet janë të shumta. Nuk mund ti harroj ato më pikantet.

Te kinoklubi i pallatit të kulturës jepej njē film. Njëri nga studentët krutanë kishte marrë një bllok biletash dhe i shiste me shumfishin e çmimit. Unë mora dy bileta, njē pēr vete dhe një pēr Bilbilin. Kur i tregova personin qē ja kisha blerë ai shkoi dhe e takoi:

-Po ti, Imerit i shet biletën 6 fish?

– Kush është Imeri ? E kishte pyetur ai.

-Imeri është patrioti jonë, është nga Gjormi, veteriner në vit të parë.

Ai mē ktheu lekēt duke kërkuar falje se nuk mē njihte.

Një shok i yni nga malësia fliste në gjuhē letrare. Kjo ishte tepër normale, por Bilbilit që fliste në dialekt krutan nuk i pëlqente kjo.

Mëngjesin e një ditë teksa po zbrisnim kodrën nga Fakulteti i Pyjeve drejtë Fakultetit të Veterinarisë takojmë shokun tonë me një grup shokësh e shoqesh.

-“Si gdhajne” ju drejtua Bilbili nē emër. Shoku u skuq dhe ja ktheu:

-“Mirmëngjes, si u gdhitë ju Bilbil”. Nga ajo ditë shoku që fliste gjuhēn letrare sapo shihej me Bilbilin përshëndeste i pari, por Bilbili vazhdonte në dialekt “Si gdhajne” apo a do vish tē shtunën për shpaj”

Mbreslēnëse dhe e pa harruar ishte momenti kur ne njē grup studentësh po bisedonim në oborrin e fakultetit. Njëri nga tē pranishmit na u drejtua:

-“Ju vazhdoni bisedën, unë po konsumoj pak celulozë”. Hapi çantën, nxorri prej aty një mollë dhe filloi ta hajë. Kur bëri kafshimin e dytë të mollës Bilbili i ra dorës duke ja hedhur mollën në tokë.

-Stë vjen turp, han vetëm para nesh, ke parë kënd tjetër që bën kështu. Tjetri nuk foli.

Kujtimet janë të shumta, mbase për një libēr të tērë, por nuk mund të lë pa pērmendur ditën kur vdiq Enveri. As unë, as ai nuk ishim në sallën e kinoklubit kur u bë njoftimi nē orēn 12, por kur vajtëm në dhomēn që e ndanim tetë veta njëri nga shokët qante me ngashërim

-“Çfar ke”? ju drejtua Bilbili.

-“Ka vdekur shoku Enver.

-“Punë e madhe, kush ka lind do të vdesë” foli Bilbili.

-“Ai ishte njeiu më i madh e më i mirē për ne, vazhdoi shoku që qante.

-“Ik or budalla, edhe rrethi i Krujës si rreth i vogël i ka 250 burra më të mirë se ai.

Tē them të drejtēn shtanga. Thashë e hēngri me këtë fjalë.

-“Mos thuaj ashtu, foli përsëri shoku që qante me ngashërim. Ai na solli në shkollë.

Sikur të mos mjaftonte ajo qē tha më parë Bilbili ja ktheu.

-“Mbase ty të ka bërë mirë, por unē dhe Mer Brahimi (kështu më quante mua, ishte emri i gjyshit tim qe e trashëgoja unë) nuk kemi dasht me ardh te ky fakultet që po e mbarojmë dhe mezi i shqiptojmē emrin. Të mos ishte ky mbase sot ishim në Francë, Itali apo Gjermani.

Asgjë nuk ndodhi, mbase shumica e studentëve që shkonin në shkollë bujqësore kishin probleme biografie. Edhe gjatë homazheve disa ditore dhe nē varrim nuk shkuam, të them të drejtën nuk mē la Bilbili.

Bilbili mbaroi Fakultetin një vit para meje dhe e emruan në një fshat malor të Krujës, në Bruz. Fshati më i thellë malor. Aty ishte me dy shokë të tij Sabriun zooteknik dhe Shpëtimin financier.

Veçanësitë ishin pushimet verore. Bilbili kishte një ndodhi tē veçantë. Meqenëse ne ishim studentë tē Mjekësisē Veterinare, zakonisht punonim në blegtori dhe kryesisht me deshtë e racës. Kryetari i kooperativēs teksa kishte shkuar të darkonte nē njē restorant në Làç e gjen Bilbilin kamarier.

-“Çfar urdhëroni për të ngrënë?

Kryetari e mori me shaka, po ti këtu?

-Kamarier i drejtohet Bilbili.

-“Si kamarier a je në punë te deshtë”?

-Po, jam para dite atje, pasdite këtu, student jam, më duhen lek për shkollē. Me mu dhēnë mundësia vesh uniformë polici e ruaj qytetin natën”.

Babai i Bilbirit Muharremi duke pa shoqërinë tonē disa vjeçare na quante “dy mishra një shpirt”. I kishe thënë Bilbilit:

-“Meqë je larg rrogën këtë vit nuk ta dua. Mbaj sa të duhet për vete dhe ndihmo vllain tënd Imerin deri sa të mbarojë shkollën.

Mbarova dhe unë fakultetin. Më emëruan në Kooperativën Bujqësore të Laçit, isha me fat, nē derë të shtëpisë.

Pas emrimit na dërguan në Shkollën tre mujore të Oficerëve Rezervist. Edhe kētu ishim bashkē me Bilbilin. Mbaruam edhe “ushtrinë” dhe filluam punē.

Bilbili vazhdonte nē Bruz, por falë aftësive dhe miqësisē mori transferimin edhe ai në Kooperativën e Laçit.

Miqësua vazhdonte të forcohej, kurdoherē bashkë, në punë, në biblotekē dhe nē kafe.

Unë kisha sektorin më të vështrirë nga të gjithë Veterinerët, Quhej Sektori i Majmërisë, por në fakt ishte i kasheksisë. Shërbente vetëm për të shkarkuar sektorët e tjerë prodhime fiktive dhe përgjegjësia binte mbi mua,. Shpesh më vinin para përgjegjësisë pa faj dhe pa argumenta. Bilbili më mbronte me të drejtë duke argumentuar se dëmtimet apo mos realizimet vinin për shkak të fiktiviteteve dhe jo për fajin e veterinerit. Kishte raste që për këtë arsye edhe ai penalizohej me një gjysëm rroge gjobë.

Nga fundi i viteve 90-të Bilbili do të ishte ndër specialistët e parë që do të përfshihej në rebelizmin ndaj pushtetit, disa herë e kishin thirrur në organizatën e partisë, por ai nuk bindej. Kjo kryeneçesi do të bënte që me ndarjen e kooperativës së madhe të Laçit sipas fshatrave Bilbilit ‘’ti jepej dora’’ si i tepërt. Kjo bëri që ai të sitemohej në punë si veteriner fillimisht në Rajonin e Laçit, pastaj me ndarjen administrative në Bashkinë Laç, punë që e kreu me sukses deri sa e hoqën nga puna si kundërshtar politik.

Aktiviteti politik i Bilbilit ishte si idealist i djathtë, pa përfitime politike personale. Asnjëherë nuk u zgjodh as këshilltar, as drejtues në administratë dhe pse ishte njeri aktiv në partinë që aderonte, kurrë nuk pretendoi për vete. Diskutimet në konferenca apo mbledhje partie, tregojnë shokët e tij dhe pse të pranishëm ishin drejtuesit më të lartë të partisë., kuvendit apo qeverisë ishin kritike, ai nuk pajtohej me padrejtësitë, nepotizmat apo mediokritetet.

Puna e tij dhe përkushtimi në profesion bënë që ai të fitonte titullin Doktor duke ruajtur një emër të mirë dhe respekt me të gjithë njerëzit që pati kontakte pune prej dekadash.

Veç kësaj, pasioni për të lexuar, veçanërisht historia, i pëlqente shumë. E them me plot bindje që asnjë nga bashkeqytetarët e tij, qofshin këta edhe mësues historie nuk do të njihnin historinë e trevës më mirë se ai. Është kënaqësi të ulesh dhe të bisedosh me të. Bagazhi i tij intelektual peshon rëndë. Baulet e njohurive kanë material të bollshëm e cilësor.

Është ndër specialistët e rrallë që zotëron një biblotekë të pasur. Me kursimet e tij vazhdon të blejë libra, veçanërisht ato historikë. Sot bën një jetë të qetë familjare, në familjen e tij intelektuale e të mrekullueshme. Veç bashkëshortes me dy fakultete ka dhe dy djemtë univeristarë, ndonëse të rinj në moshë ndër ekonomistët më në zë në rreth.

Këto ishin disa rradhë që mendova të shkruaj për njërin ndër intelëktualët më të shquar të Kurbinit, kolegun dhe mikun tim prej më shumë se katër dekada Bilbil Kadiu. Shoresoj të kem bërë gjënë e duhur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT