Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-ËSHTË NJË NËNË

Imer Hysa-ËSHTË NJË NËNË

ËSHTË NJË NËNË

Është një nënë në qytetin tim
Çdo ditë qytetit i bie perreth
njerëzit lut me fjalë e vështrim
-“mi bleni këto vezë”
Është një nënë në moshën e nënës time
Çdo ditë trotuaret përshkon me këmbë
Merreni vezët janë të fermës time
Janë të freskëta fare
– ” I blini k’to vezë”
Është një nënë si gjithë nënat
Mbase zoti nuk I fali fëmijë
Por është nënë që ka zemër nëne
Shet veze të freskëta
Për ty njeri.
Është një nënë zemërbardhë
Me hap të ngadaltë ecen trotuarit
“I bleni k’to vezë ju lutet me fjalē
Dhe shportën i drejton
njerëzishëm kalimtarit.
Eshtë një nënë si gjithë nënat
Veze shet për njerinë,
Pese kokrra veze më pak se një kafe
Dhjete kokrra vezë
Më pak se një birrë.
Është një nënë si gjithë nënat
Qytetit tre here i bie përreth
Vezë shet, çtë shesë tjetër
Me lekët e vezëve mbase
Bukë e ilaçe blen.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT