FJALA
Fjalën matu para se e flet
dhe kur je në situatë të vështirë,
se një fjalë e matur vlen
më shumë se një armë e mirë.
Fjalën peshoje para se ta thuash
se fjala peshon rënd,
Një fjal me maraz e pa peshuar
edhe po s’vrau, lëndon dikënd
.
Fjala thotë një fjalë e urtë popullore
vret më shumë se arma,
Prej fjalës se pa matur dalë prej goje
dy vetë u vranë, akoma rron fjala
.
Fjala të peshohet, të thuhet lehtë
të jetë e sinqertë, kurrë e dyshimtë,
Të flitet pastër, e drejtpëdrejtë
të ruhet nga fjala e pështymtë.
