Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa-FJALE TE PA THENA

Imer Hysa-FJALE TE PA THENA

FJALE TE PA THENA

Ca fjalë më kanë ngelur të pathëna
Mbyllur në burgun e zi të heshtjes,
Por kurrë su rebeluan aty brënda
Për lirinë që su dhashë gjatë jetës.


Fjalë dashurie që sja thashë dot
Mikes në moshën e adoleshencës,
Mbase ishin fjalët që priste më fort
Si rrjedhë ti ndryshonin fatin e jetës.


Fjalë që një shoku sja thashë
Dhe pse pas krahëve përgojonte,
Në shoqërinë e miqve e lashë
Për hirë të urtësisë njerëzore.


Fjalë që si thashë si nëpunës
Kur s’kisha të drejta, veç detyrime,
Si thashë se luhej kafshata e bukës
Mediokrit drejtonin kudo drejtorive.


Dhe mbeten të pa thëna ato fjalë
Ashtu siç ishin dikur, në mendime,
Burgosur zemrës si flutur në qelibar,
Mbyllur aty brënda pa rrebelime.


Ngelen të pa thëna në harresë
Barrë e rëndë në kurriz tërë jetën,
Ngulur thellë si gozhdë në kujtesë
Ku varej fati apo rrjedha e jetës

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT