Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa-FJALET SIPERORE

Imer Hysa-FJALET SIPERORE

FJALET SIPERORE

Ca fjalë fliten me ndjenjë krenarie
janë fjalë të thjeshta, pa tituj e grada,
Lum kush i përdor si fjalë dashurie
e turp për atë që i përdor si lajka.


Je më i miri është vërtet vlerësim
kur i thuhet atij që rrezaton mirësi,
Por kur i thuhet idiotit, s’ka më kuptim
apo atij që shquhet veç për djallëzi.


Ka fjalë që shprehin shkallë siperore
janë fjalët që vetëm për dashuri flasin,
Nipin që mban në krah a lehtas për dore
vlerësohet natyrshëm: “mjalti i mjaltit”

Fjalët që i thotë një zemër nëne
për bijtë e bijat nuk janë metafora,
Janë fjalë që s’duan komente
fjalë që dalin ëmbëlsisht nga goja.


Ka fjalë vërtet në shkallën siperore
që thuhen në kohën e vendin e duhur,
Janë fjalët e thjeshta si erë pranverore
fjalët që fliten lirshëm e s’bëjnë pluhur.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT