Të gjitha si njeri i ka, trupin, veshjen, ecjen
mënyrën e të shprehurit, lëvizjet kur flet dhe ik,
Por ka diçka që kurrë s’ia pëlqyen të tjerët,
hipokrizinë dhe shpirtin e tij cinik.
Si molë nëpër tesha, si krimb, si larvë,
sa mundet gërryen jetët e të tjerëve,
Trupin e shëndetshëm e jetën e bardhë
gjithkujt mundohet t’ia bëj të pavleshme.
E gjithë metamorfoza e jetës që ka kaluar
me kamuflazh e metoda të sofistikuara i iku,
Por në kujtesën e atyre që lehtas e zbuluan
përjetësisht i ngeli nofka i ligu.
