Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-JETE E NDARË

Imer Hysa-JETE E NDARË

JETE E NDARË

Nga pista e zemres ngrihen avionë dashurie
E hidroplanë malli ngrihen nga deti i lotëve
Fluturojnë larg në hapësirën qiellore dëshirat
Me shpresën e takimit aeroporteve të botës.


Si udhëtarë të padurueshëm rrebelohen mendimet
S’duan tja dijnë për pasaportë e kontrolle doganore
Fjalët me padurim kërkojnë artikulimet
Nxitojnë vështrimet si shkrimet në protokolle.


Ai që është djegur nga malli e din ç’ështe largësia
Vetëm ai njeh gjuhën e dhimbjes që gjëmon,
Mbase prej mallit e dhimbjes na dha mend perëndia
Të ndërtojmë mjete lundrimi e të shpikim avionë.


Ndaj le të ngrihen avionët nga pista e zemrës
Hidroplane malli le të ngrihen nga deti i lotëve
Se njerëzit dallohen nga gjallesat e tjera prej shpresës
Për tu bashkuar mes tyre qoftë dhe në fund të botës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT