Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-KULLA TE BRAKTISURA

Imer Hysa-KULLA TE BRAKTISURA

KULLA TE BRAKTISURA

Rënkoni nga mosha e malli për të gjallët
Ju mure plasurat si lëkurë rrapi,
Trarët kolovaren, tjegullat bien e s’ndalen
Për një zë njerzor zemra u plasi.


Ju të heshturat gjer në dhimbje nga braktisja
Për frymë njerzore që brënda spipëtin,
Oborreve kanë ngelur pemë të pa krasitura
Që shiu u shuan etjen e gjethet kanë ushqim.


Ju kulla të vjetra që i dhatë kësaj jete
E si fortesa qëndruat nëpër shekuj,
Myshqet ju mbulojnë muret gjer në themele
E qoshet e gurta reumatizma ju ka prekur.


Të braktisura dhe të heshtura gjer në dhimbje
Vetëm zogjtë ju shuajnë mallin për të gjallët,
Kulla që ne u lamë në vetmi pa pëkujdesje
Ju dhe pse ndieni dhimbje, heshtët, na falët.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Albina Trebicka-TE KAM…

Maxhun Osmanaj -FATI