Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa-KUR SKUPTOHEMI

Imer Hysa-KUR SKUPTOHEMI

KUR SKUPTOHEMI
Ata që duhet të kuptojnë më shumë
Ata që u dhuron më shumë dritë shprese
Pikërisht ata si arrë të shkundin me gurë
Duke menduar se të vunë nën vete.


Atyre që me dritën tënde të shpirtit
Mund tu ndriçosh rrugën në jetë
Pikërisht ata të shuajnë kandilin
Duke menduar të vegjetojnë vetë.


Ata që lexojnë veç me gërma kapitale
Mbi letra të shkruara me plagjiaturë
Pikërisht ata bëjnë gjëmën e madhe
Shtrijnë një komb për të mos u ngritur kurrë.


Ata që u ndritën nën hije plepash
Apo shkëlqyen në “Universitete Kristale”
Pikërisht ata përdorën këthetrat
Dhe fluturuan në parajsa fiskale.


Ata që duhet, por smunden, janë shumë
Ata qëndrojnë të fjetur, në heshtje,
Të mbijetuar mes dallgëve me shkumë
Këput e mos këput si gjethe vjeshte

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT