Në sqepat e zogjve njoha këngëtarët
Në krahët e fluturave njoha valltarët,
Në rrugë milingonash pashë mundimin
Në zukatje bletësh pashë gëzimin,
Rrënjëve në shkëmb pashë qëndresën
Në krahë zogjsh pashë delikatesën,
Në përroin e vogël që zbriste malit
Pashë dritën të ndizej bulevardit
Ah në sëpatën e të gjorit njeri
Pashë hije në mushkëri,
Në atë fijen e hollë të shkrepses
Shihja te shuheshin sytë e shpreses
Në shënjestrën e gjahtarit mbi thëllëzën
Pashë pasigurinë që kemi për jetën,
