Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa-MIQTÈ

Imer Hysa-MIQTÈ

Për të patur miq s’kam hapur negociata
Nuk kam vënë as kushte dhe kritere
Më kanë mjaftuar sjelljet e tyre të arta
Pak a shumë përafërsia në karaktere.

Për të patur miq më ka mjaftuar shkolla
Puna pa diskutim, aktivitet i gjatë
Kurrë për miqtë kushte nuk vendosa
As nënshkrime s’bëra në kontratë.

Shumē miq i njoha përmes poezisë
Të tjerë me shkrime publiçistike
Kështu e shtrova sofrën e miqësisë
Dhe e mbajta shtruar me ditë e me vite.

Thotë një fjalë e plakut të mençur
Miku njihet në ditë të veshtirë
Këtê fjalë për miqtë e kam gdhendur
Të artë e kam skalitur në shpirtë.

Miq mund të zësh sa të duash në jetë
Por ti mbash është e veshtirë
Kurrë se kam harruar këtë fjalë me vlerë
Ndaj e kam të artë miqësinë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT