MUND TE MOS KESHE
Mund të mos keshë shtëpi luksoze
Ballkon me kangjella mund të mos keshë,
As rrugë të shtruar dhe me neone
Por i njerëzishem mund të jeshë.
Mund të mos keshë rroba të shtrenjta
Këpucë të reja mund të mos kesh,
Mund të mos keshë shumë lek në xhepa
Por i njerëzishem mund të jeshë.
Mund të mos hashë ushqim të zgjedhur
Lodra të bukura mund të mos keshë,
Mund të mos kesh kohë për të bredhur
Por i njerzishem mund të jeshë.
Mund të mos keshë as makinë
Telefon te fundit mund të mos keshë,
Mund ta jetosh dhe varfërinë
Por prap njerëzor mund të jeshë.
Mund të mos keshë një shtrat të ngohtë
Dyshek sfungjeri e velenxë,
Mund të mos keshë kënd në sallon
Por i njerëzishëm mund të jeshë.
Mund të mos keshë asgjë luksoze
Siç mund të ketë një zotri,
Por kur je sjelljen njerëzore
Pse jo i pasur, mbetesh njeri.
