Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-NË VENDIN TIM

Imer Hysa-NË VENDIN TIM

NË VENDIN TIM

Pemët në vit çelin dy herë
Dy herë ka raste piqen,
Nga një gabim njerëzor
Këtu pyjet digjen.


Njerëzit jetojnë mbi ujë
Nga uji shpesh përmbyten,
Nga një gabim njerëzor
Pa ujë të pijshëm rrihet.


Universitete ka plot
Specialistë të çdo moshe,
Nga një gabim njerëzor
Drejton një mendje boshe.


Këtu ka rrugë plot
Disa herë shtruar
Nga një gabim njerézor
Si rroba arnuar.


Bulevardet kanë drita
Shpesh me fotoelementë,
Nga një gabim njerëzor
Errësirës cën me mend.


Një shoku im poet
Ka shkruar për këtë vend,
Të ish sa ç’është trim.
Po kaq edhe me mend.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT