Tuesday, March 3, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa -Nuk Dua

Imer Hysa -Nuk Dua

NUK DUA

Nuk dua që nipërit t’i kemi me dy atdhe
E atdheut gjyshëror të mos i dinë datën e çlirimit,
Nuk dua kurrësesi prej faktit që jetojnë atje
Të mos kenë mundësi t’i këndojnë atdheut himnin.

Nuk dua që të harrojnë kartëmonedhat
Me fill sigurie, heronj e pamje shqiptare,
Nuk dua të harrojnë mesazhin dhe vlerat
Që përcillen edhe përmes pullës postare.

Nuk dua klasën e parë ta fillojnë në gjuhë të huaj
E gjuhën e nënës ta mësojnë pa gramatikë prej nënës,
Të harrojnë toponimet e vendlindjes, kurrë nuk dua
Dhe fjalët shqipe të shpirtit t’ia harrojnë këngës.

S’do dua kurrë për nipërit që rriten matanë detit
Këtej të lenë në harresë varret e të parëve,
Jo, kurrësesi, edhe sikur të bënin jetën e mbretit
S’do më pëlqente të mos trashëgonin emrat e shqiptarëve.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT