Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa -PER JU VAJZA LAÇIANE.

Imer Hysa -PER JU VAJZA LAÇIANE.

PER JU VAJZA LAÇIANE.

(Lirikë)

Kur dilni Ju, hëna xhelozon
e fshihet pas maleve hije rëndë,
tej reve të mëndafshta kërkon
të ju shohë me syrin e argjendë.


Kur dilni buzëmbrëmjes, xixëllonjat ndalen
se luajnë dot vallen e tyre të dritës,
magjepsen para bukurisë së vajzave laçiane
llambushkat harrojnë ndezur edhe gjatë ditës.


Kur dilni Ju mëngjeseve pranverore
bilbilat këngën e lënë në mes,
para jush dhe lulet turpërohen
dhe bari i njomë mbulohet në vesë.


Kur dilni Ju, kalimtarët ndalin hapin,
e shohin vjedhurazi me bisht të syve,
poetëve muza u ngjallet, vargjet zgjatin
piktorët mezi përzgjedhin për ju ngjyrën.


Kur dilni ju derdhur bukurish
si zana të vendlindjes time të shenjtë,
atëhere e kuptojmë se qyteti vlen shumëfish,
Ju ja ktheni të artë dhe vleren e argjendtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT