Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa-PREMTIMI ELEKTORAL

Imer Hysa-PREMTIMI ELEKTORAL

PREMTIMI ELEKTORAL

Tŕegim bazuar në ngjarje të vërtetë

Nga Ymer Hysa.

.

Papunësia Arturin e kishte mërzitur shumë, po kaq shumë e merzisnin dhe shokët që e pyesnin sapo i takonte.

-Hë Artur, fillove punë?

S’dinte ç’tu thoshte. Ata e dinin se gjatë fushatës elektorale ai i kishte qëndruar afër kandidatit për deputet. Nuk kishte lënë takim të tij pa vajtur, ishte ngritur e folur se “është kandidati më i mirë, nuk e ndan fjalën nga vepra, është shumë i përgatiur si intelektual, dhe duke qenë drejtues politik i fushatës në qark me siguri do të ketë një post në qeveri”.

Kishte takuar shumë miq dhe shokë, u ishte lutur, “votojeni, ja vlen”.

– Po ti ke ndonjë leverdi, e pyesnin disa nga miqtë kur e shihnin që këmbëngulte kaq shumë.

– Sigurisht që kam, për vete as që bëhet fjalë, më ka premtuar se do më sistemojë në punë jo vetë mua, por do i,u ndihmojë dhe juve, e dëgjonim të shprehej pë tu bërë më i besueshëm.

-Të gjithë i premtonin se do e votonin, ja kishin marrë dorën, ashtu u premtonin të gjithë kandidatëve, vetëm ndonjë militant i betuar që ishte “besnik partie” shprehej kam partinë time.

Fushata mbaroi, u bënë dhe votimet. Pas disa ditësh dhe kontestimesh të vazhdueshme dolën rezultatet. Kandidati që mbeshteti Arturi kishte fituar. Partia e tij kishte shumicën në parlament dhe do krijonte qeverinë.

Priste me padurim që të futesh në punë.

-“Po nuk të futa në punë ta dish se do ma kesh lexuar emrin në shtylle” i kishte premtuar miku kandidat që tashmë ishte bërë deputet.

Kaluan ditë, javë, muaj, kaloi një vit, dy, dhe ai përsëri mbeti i pa punë.

Një ditë, një i afërmi I tij, që shquhej për ironi të hollë, kishte takuar deputetin në zyrën e tij të ministrisë pasi mbante një portofol të rëndësishëm në qeveri. Ai kishte vajtur për një hall të tijin. Deputeti e kishte pyetur:

-Me se merret Arturi?

-Arturi ç’do ditë del e lexon njoftimet e vdekjes në qytet,

-Përse, ka lojtur nga mentë?

-Jo jo, në rregull është, na thotë se dikush i pati premtuar në fushatë elektorale: “Ose do të fus në punë, ose do të më lexosh emrin në shtyllë”.

-Meqë nuk kam filluar punë, shoh për emrin e tij, na thotë. Ja këtë punë bën çdo ditë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT