Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritImer Hysa-VARGJE PËR JETËN

Imer Hysa-VARGJE PËR JETËN

Kam kaluar fëmijërinë mes dashurisë prindërore
Domosdo isha frut i dashurisë së parë,
Siç kam kaluar dhe jetën e bukur fëminore
Të adoleshencës me adrenalinën ndezur flakë.


Kam kaluar në universitet jetë të mirë
Aty hodha themelet e lartësova murë
Mbase ka qenë koha që shumë kam djersirë
Përndryshe ato mure s’do ishin si kala me gurë.


Kam punuar tërë jetën, jo pak jam djersirë
Në punë më ka drejtuar dhe mëndje boshe,
Por ta dini se fytyrën kurrë se kam nxirë
Përpara tinzarëve e të ligjve të kësaj bote.


Kam udhetuar me makinë, fluturuar me avionë
Kam takuar njerëz fytyrqeshur e hijerëndë,
Por ta dini se me kanë pëlqyer ata njerëzorë
Që ecnin vetë, e vetë qëndronin në këmbë.


Kam drekuar me zyrtarë në restorante modern
Ku pije e thjeshtë quhej vera e shampanja,
Ta dini s’më ka shijuar sa një drekë me çobenj
Kur punoja si veteriner me blegtorët në stalla.


Kam hyrë në butikë me rroba të shtrenjta
Ku çmimet ishin jo më lek, por me valutë,
Më e ngrohte trikoja thurur me shtiza nga nëna
Se një bluzë Armani a Guci me push të butë.


Kam patur gezime vit pas viti në jetë
Si lindja e fëmijëve e të bërit gjysh,
Por një gjë qënka mbi gjithçka, e vërtetë
Vlerësimi nga fëmijës si prind, gëzim shumfish.


Nuk kërkoj të jetoj vite pa fund, por vite të lumtura
I gjallë mes dashurisë familjare, shokëve, miqve,
Do jenë domosdo vitet e jetës më të bukura
Vitet kur jeta bëhet e dashur e njerëzishme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT