Ah kjo botē kaq naive
E ngatëruar si këmbët e dhive
Gjaku si lum duke u derdhur
Ndër të brendëshme tē përdredhur!
Ndryshon bota nga naiviteti
Digjet e shthuret mileti!
Eh’ e arrdhmja vall ku shkon
Si anije pa timon…!
Përplaset dallgëve të jetës
Për hatër të së vërtetës
Për familje nder dhe shpresë
Zëra që ndizen si eshkë!
Shpërthen flaka brenda gjirit
Si mos me i thënë baba djalë të birit…?!
Si mos me thënë nëna çikë
Kur në zemër i është ngulur thikë…?!
