Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritIRMA KURTI - DO T’MË DUASH PËRSËRI?

IRMA KURTI – DO T’MË DUASH PËRSËRI?

DO T’MË DUASH PËRSËRI?

A do të më duash në ditë të vrenjtura
kur të jem lagur qull nga lotët e mi,
kur vitet të më kenë mplakur e lodhur,
kur duart me rrudha të të kërkojnë ty?

Kur të njejtën histori apo episod unë
do të nis ta tregoj me dhjetëra herë,
kur nëpër shtëpi të endem pa e ditur
pse-në, si një e vonuar, një e mjerë.

Kur të zvarritem me hapa të ngadaltë
si breshkë e ty s’do të të ndjek dot,
kur sëmundjet të vërsulen pa mëshirë
mendjen edhe trupin të ma pushtojnë.

Thuamë, a do të më duash përsëri?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT