Në fund të bokave,
gurgullonte gurra e
burimit të ftohtë, nën
hijen e gjërë të lisit.
Shikoja prrocken,që
krijonte rrjedha e
burimit dhe zhdukej
në blerimin e dendur.
Verë e nxehtë,dielli
përcëllonte,zhurmim
karkalecash e këngë
bilbilash…!
Përse mu kujtua ajo
verë e nxehtë,në këtë
mëngjes dimëri,kurë
jam aq larg atyre bokave?!
Ah ai vëndë i bukur,
ajo bukuri natyrore, e pa prekur dikurë,në rrafshin e
Dukagjinit,ato kroje…!
Malli me rrëmben,për
atë vëndë për atë bukuri,që kishte dikurë,e
tani thonë, se nuk e ka më!
