Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritIsmail Kadare-PORTRETI I SKËNDERBEUT

Ismail Kadare-PORTRETI I SKËNDERBEUT

PORTRETI I SKËNDERBEUT

Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi Atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.


Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do godiste.


Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Ç’ka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.


Pas vdekjes eshtrat iu ndanë
Në mijëra varre ato u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Por të vetme kish veç SHQIPËRINË.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT