Thursday, April 2, 2026
BallinaVitrina e libritIsmail Xhaferi-Kemi humbur…

Ismail Xhaferi-Kemi humbur…

Kemi humbur rrugëve të jetës,
Kemi humbur si lumenjtë pas kthesave,
Kemi humbur në kërkim të fatit,
Kemi humbur në kërkim të shpresave…


Ashtu si zogjtë në mjegull të dimrit,
Kemi humbur foletë, kemi humbur këngën,
Kemi humbur shpirtin që ndjeheshim njerëz,
Kemi humbur ëndrrat, kemi humbur zemrën.


Njeriu nga njeriu është ndarë për së gjalli,
Dhe bota e gjithë është thjesht një rrëmujë
Kemi humbur të shkuarën, kemi vrarë të ardhmen,
Gjaku i njeriut është kthyer në ujë.


Kemi humbur të gjithë në rrugët e jetës,
Vetëm arixhinjë po vazhdojnë ende,
Të jetojnë në fise në këtë kohë ndarjesh,
Të sfidojnë së bashku kohën tonë moderne.


Kemi humbur të gjithë në rrugët e jetës,
Verbuar mbrëmjeve pas ekraneve të e TV-së ,
Dhe rendin çdo ditë pas parave,
Dhe rendim çdo ditë pas asgjësë,


Kemi humbur në rrugët e jetës,
Kemi humbur miqtë e rinj e të vjetër,
Kemi humbur vetveten, kemi humbur njeriun,
E çfarë mund të humbasim tjetër?!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT