Monday, April 6, 2026
BallinaVitrina e libritIsmail Xhaferi-MËSHIRË

Ismail Xhaferi-MËSHIRË

MËSHIRË

Në një muzg mes resh përhumbur,
Sytë e mij njomur prej lotit,
Për ca njerëz, që kam njohur,
I kerkova mëshirë zotit.


Mëshiro o zot i madh,
Kush vuan me pleqërinë!
Të mëshirosh, jo s’është mëkat
Gjithë ata, që pine rakinë!


Mëshiro dhe të sëmurët,
Që jeta u shkon me dhembje!
Mëshiro mëndjemëdhenjtë,
Mëshiroji se s’kanë mendje!


Mëshiro edhe ca njerëz,
Që s’gjejnë paqe nga zilia!
Mëshiroje ti çdo zemër,
Që digjet nga dashuria!


Meshiro dhe prindërit tanë,
Që vanë tutje n’atë jetë!
Hapu portat e parajsës,
Nëse ka parajsë vërtet!


Mëshiro të gjithë jetimët,
Që me plagë fati i lë!
Mëshiro dhe llafazanët,
Folë e folë e s’thonë asgjë!


Mëshiro të gjithë ata,
Që e shkojnë jetën kot!
Veç për njerëzit mosmirënjohes,
Kurrë mos ki mëshirë o zot!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT