E piva sonte një gotë verë,
dhe s’di sepse m’u morën mendt,
e piva gotën pa u ndalur,
e piva bashkë me emrin tënd.
Më dehu sonte një gotë me verë,
s’më kishte ndodhur kurrë kështu,
e piva gotën me njëherë,
e piva bashkë me sytë e tu.
Më dehu sonte një gotë verë,
s’kuptova ç’ndodhi këtë mbrëmje,”
m’u duk se bashkë me një gotë verë,
unë piva buzëqeshjen tënde.
E piva sonte një gotë verë,
shikimi krejt m’u turbullua,
m’u duk sikur këtë gotë verë,
E piva me buzët e tua.
