Friday, April 10, 2026
BallinaVitrina e libritIsmet Tahiraj-ASHIKNIJA

Ismet Tahiraj-ASHIKNIJA

ASHIKNIJA

Isës Beg,s’guxon kurrkush
T’ia gris mitanin,
Vasha me sy gjeraqine
Do ta shqyente me duart e veta
Si shtëllunga leshi në zjarr.
Se bukuroshen e do Isa
Derdhur mëndafsh i verdhë,
Nginjur ende s’ka Isa
Me forcën e vet ,div
Dhe ai më mërrola e sy
Të tërbuar si plumba pushke-vret.
Isa si ka dashur kurrë
Shkinat , me sa sixhadetë e pshurrtë
Përkulur ju ka në gjunjë
Si foshnja kur thithë gjirin
Më nektarin e kurmit
S’është dehur o kot
Dhe nginjur s’është kurrë
Si pecorrka për ujë.
Se pastërti mbi pastërti
Si ashiku shqiptare,
S’ka hedhur koha
As oda beqarësh,
As në hareme kotësie.
Dal ka Isa Beg
Mbi trungun e sigurt,
Qe s’ka shpoti as shartim te rremë.
Të një rrënjë
Të një gjaku,
ëmbël e hidhët
nëpër furtunë-përcëlluar.
Ashkiu që s’zbehet hiç
Dhe kokë vë në teh shpate
E jo gjithë kund….. more.
VEZULLIM PARA SYVE
Demë Ahmeti kurrë more
S’ka vrejtur bukuri tjetër,
As sy të zi , as të një gruaje te huaj
Për veç te vetave
Të atyre që flasin shqip
Dhe shqip dashuronin
Si uji që s’shteret kurrë.
Kurmin e huaj , që ishte i fshehur
Nën pudrën e rreme
Kurrë s’ka kërkuar
E ka urryer si kripën ne sy.
Dhe ashtu si vetullat
E trupin e amësht,
Të ashikëve shqiptare
S’i ka përlye
Është frikësuar se tepërmi
Nga nëma e gjuhës së nënës
Dhe gjithçka para syve
Të tij ka vezulluar
Si fiskaj ,si gurësit e lumit
Dhe kokë ka dashur ta lë për to
E tash kur i marrin
Grarinë e tij ,kishat sllave
O zot.
U hyri si era me furi
Doli si hije nga kisha,
Për këmishën me gajtanë
E maramën e qëndisur.
Pa derdhur hiç gjak ,as ofshamë
I vuri tetëdhjetë e tetë shkije
Nën këmbë e tija
Dhe ashikun e shtini nën krah
Si era fluturoi mbi qiell hënë
Në folën e shqipe .zot….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT