Në Dodonë
Erëra kob ndjellëse
Fryjnë pa pushim nga lindja
Lulet presin shiun nga perëndimi
E në Dodonë…
Çdo gjë gati për spektakël
Regjisori kafshonte gishtat
Biletat deri në një të shitura
Spektatorët prisnin shfaqjen
Muzika paralajmëron nisjen
Perdja u hap e aktorët..
Aktorët për çudi mungojnë
Vonohet pa dashje treni apo
Kishin ngatërruar vendin
Në Dodonë duartrokitjet s’ndalen..
