Ky konkurs është vlerësuar me Medaljen e Senatit të Republikës të Dhomës së Deputetëve dhe mban patronazhin e Parlamentit Evropian
Asnjë dituri, sado e shkëlqyer dhe e dobishme të jetë,
nuk do të më japë gëzim nëse e mësoj vetëm për veten time.
Nëse do të më jepej dituria me këtë kufizim,
për ta mbajtur të mbyllur brenda vetes,
duke hequr dorë nga përhapja e saj, do ta refuzoja.
Lucius Annaeus Seneca
Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari promovon edicionin e X-të të Konkursit Akademik Ndërkombëtar të Letërsisë Bashkëkohore LUCIUS ANNAEUS SENECA, filozof, dramaturg dhe politikan romak, që synon kuptimin dhe promovimin e shprehive krijuese njerëzore dhe mirëpret pjesëmarrjen e veprave në prozë e poezi, të botuara ose të pabotuara, nga autorë të të gjitha moshave, prejardhjeve dhe kombësive.
Afati i fundit për paraqitjen e materialit në Konkurs:
31 maj 2026
Ceremonia e ndarjes së çmimeve
E shtunë, 24 tetor 2026
Sala delle Scuderie, Castello Normanno-Svevo, Sannicandro, Bari
President Ekzekutiv i Çmimit
Massimo Massa
President Nderi i Çmimit
Corrado Calabrò
Kryetari i Komisionit
Pasquale Panella
Drejtimi artistik
Maria Teresa Infante La Marca
ART. 1 – SEKSIONET E KONKURSIT PËR AUTORËT E HUAJ:
SEKSIONI S: Poezi (maksimumi dy, jo më shumë se 36 rreshta secila). Autorët duhet t’i dërgojnë krijimet në gjuhën amtare si dhe të përkthyera në italisht ose anglisht. Krijimet duhet të paraqiten në mënyrë anonime.
SEKSIONI SEP: Libër i botuar me poezi (në gjuhën italiane ose angleze)
SEKSIONI SEN: Libër i botuar në prozë (në gjuhën italiane ose angleze)
SEKSIONI C:
Tregim i shkurtër i shkruar në Italisht ose Anglisht
SEKSIONI F:
Artikull gazetarie i shkruar në italisht ose anglisht.
ART. 2 – DËRGIMI I KRIJIMEVE
Kandidatët duhet t’i dërgojnë veprat e tyre vetëm në formatin elektronik (për seksionin S, poezi e vetme: në dokument word ose format pdf – font Times New Roman, 12 font, me një ndarje midis rreshtave) në adresën: accademia.asf.seneca@gmail.com duke bashkëngjitur këto dokumenta:
- Formularin e pjesëmarrjes
- Poezitë (për seksionin S) ose libër (për seksionin Sep dhe Sen), tregim i shkurtër (seksioni C) ose një artikull gazetarie (Seksioni F).
- Një biografi të shkurtër
- Foto personale në format jpg, me ngjyra, e cilësisë së mirë.
Çdo kandidat do të marrë nga sekretaria, brenda 3 ditëve nga marrja e materialit, një e-mail me konfirmimin e pranimit dhe regjistrimin e saktë. Materialet që nuk përputhen me dispozitat e kësaj rregulloreje dhe që nuk dërgohen brenda afatit të caktuar nuk do të merren parasysh.
Organizatorët rezervojnë të drejtën për të përjashtuar nga Konkursi të gjitha krijimet që konsiderohen fyese për moralin publik dhe sensin qytetar, ndaj njerëzve dhe institucioneve, ose që përmbajnë elemente raciste, ksenofobike, blasfemuese, pornografike ose që përdorin gjuhën e urrejtjes, dhunës, diskriminimit apo që japin deklarata ideologjike, partiake dhe politike.
Krijimet duhet të dërgohen deri në orën 24:00 të datës 31 maj 2026 (është e vlefshme data e dërgimit të e-mailit).
ART. 4 – KUSHTET E PARAQITJES
Për kandidatët e çdo kombësie që banojnë jashtë vendit:
Seksioni S: – poezi e vetme, nuk paguhet asnjë tarifë
Seksioni Sep: – libër me poezi, i botuar, kërkohet një tarifë prej 10.00 €
Seksioni Sen: – libër me prozë, i botuar, kërkohet një tarifë prej 10.00 €.
Pagesa mund të bëhet me transfertë bankare në:
Accademia delle Arti e delle Scienze Filosofiche
IBAN: IT14Q 07601 04000 001057617977
Arsyeja: Çmimi SENECA edicioni X – Emri i Kandidatit – seksioni
Në raste të jashtëzakonshme, për çdo metodë pagese përveç transfertës bankare, ju lutemi kërkoni informacion duke dërguar një email në accademia.asf.seneca@gmail.com
ART. 5 – KOMISIONI
Komisioni i caktuar nga organizatorët e Konkursit përbëhet nga personalitete dhe eksponentë të skenës kulturore, informative dhe mësimore universitare, poetë dhe kritikë letrarë, gjykimi i të cilëve është përfundimtar dhe i pakundërshtueshëm. Puna e Komisionit do të kryhet në përputhje të plotë me udhëzimet e Akademisë.
Procesverbali i hartuar nga Komisioni, me renditjen dhe çmimet speciale për çdo seksion, do të publikohet brenda korrikut 2026 në faqen e internetit të Akademisë www.accademia-asf.it.
Të gjithë kandidatët do të informohen me e-mail për rezultatet e Konkursit.
ART. 6 – ÇMIMET
Fituesit do të marrin një trofe nëse janë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, përndryshe do të marrin pergamenën akademike në format digjitale (pdf) në adresën e tyre të emailit.
ART. 7 – CERIMONIA E DHËNIES SË ÇMIMEVE
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të shtunën më 24 tetor 2026 në Kështjellën Norman Swabian, Sannicandro di Bari (Itali), në prani të personaliteteve të njohura nga bota e kulturës dhe administratës komunale.
Fituesit do të informohen me kohë për rezultatet dhe do të duhet të konfirmojnë praninë e tyre në ceremoninë e dhënies së çmimeve. Ngjarja do të shpërndahet gjerësisht përmes shtypit, internetit dhe TV lokale.
Organizatorët nuk sigurojnë asnjë rimbursim për shpenzimet e udhëtimit, hotelit dhe të tjera.
Përgatiti: Irma Kurti, anëtare e jurisë
