Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritIzet Abdyli-... DHE VJEN NJË DITË

Izet Abdyli-… DHE VJEN NJË DITË

… DHE VJEN NJË DITË

. dhe vjen një ditë
kur shprushen
ëndrrat
kujtimet
bëmat


… dhe vjen një ditë
kur bëhet bilanci jetës
e mira e keqja
vëhen ne peshore
me kujdes


pastaj vjen një ditë
kur e ftohta vdekje
na rrëmben
një mesditë
një mesnatë
apo një mengjes


… dhe vjen një ditë
kur tjerët pëshpërisin
thonë apo nuk thonë diçka
na stisin një varg
apo një portret

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT