KËTË DITË SHËN GJERGJI
Sot në këtë ditë Shën Gjergj
me nuk shohim vajza të gëzuara
qe bredhin livadheve me lule ne dorë
që thurin kurora e i vën në kokë
që mbledhin rrema shelgjesh
për t’i vënë në plasa të dyerve
apo dritareve të shtëpisë
edhe fije bari të vëna nënkresĕ jasteku
për mësysh mungojnë
as lule ftoni e hithra
që në ag mengjesi nena apo motra
me uje të stërpikë
është harruar si duket
edhe përsheshi me bukë misri
edhe dita e tretë me fli
kujtoj fëmijërinë me nostalgji
sa të varfër ishim atëherë
e sa të pasur ishim në shpirt
