dhe vjeshta po ikën
po shkund pikëllimin
në tepihin e blertë
në rrugë (ri)shfaqen silueta njerëzish
tek ngarendin për të zënë
hapin e kohës së humbur
e shiu vjeshtak bie me rrembim
sikur ngutet për të larë
të palarat e sojit (anti)njerëzor
si një ritual kujtimesh
bien fletët palë palë
mbushin vjeshtën pikēllim