Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritIzet Abdyli-SI NJË METEOR Ibrahim Rugovës

Izet Abdyli-SI NJË METEOR Ibrahim Rugovës

SI NJË METEOR
Ibrahim Rugovës
buzëqeshja jote po i vret çdo ditë
ata që si lakej turreshin dikur
tash si të mjerë përkulen te varri
ndergjegje e vrarë u rëndon si gur

ti me krenari lartësohesh në qiell
këta me duar të zgjatura kërkojnë mëshirë
e ti me zemër të madhe sikur lutesh
fali o Zot, se çfarë bëjnë nuk dijnë

dhe vjen një ditë kur bëhen bilancet
e mira e keqja ndahen menjanë
dikush do tē dali me faqe të bardhë
e dikujt as lumi të zezat s’ja lanë

e ti i buzëqeshur na shfaqesh në shesh
përball Skënderbeut dukesh madheshtor
për të gjith ata që humbin rrugën në terr
ti ua ndritë rrugën si një meteor

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT