Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritIzmit Miti Imeri -PABESIA!

Izmit Miti Imeri -PABESIA!

Pabesia vjen dhe shkon ,
Por,hijen prore e lë pas.
Porsi gjarpër të kafshon,
T’i ngul dhëmbët deri n’asht!

Pabesia, vjen pa bërë zë,
E si nepërkë del nga guri.
Të mbështillet nëpër këmbë,
E të trishton veçse oguri!

Pabesia nuk njeh moshë,
S’ka gjini,dhe nuk ka racë.
Me tradhëtinë bëhen shokë,
Ndryshojnë kahjen fazë-fazë!

Pabesia,të godet papritur,
E nuk i duhet të marr shenjë.
S’është e njomë,por e rritur,
Por,të lë plagët me gangrenë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT