Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritIzmit Miti Imeri-ZONJA FJALË!

Izmit Miti Imeri-ZONJA FJALË!

Sot mendimet m’dolën shterpa,
por, u ngopën me bar’ të njomë.
Sytë kullotnin lartë mbi shkrepa,
dhe fjala – fjalës i thëriste zonjë!

Sot,shterpë m’doli edhe muza,
edhe pse kishte një çik aromë.
Me të kuqe seç u përflak buza,
kur fjala-fjalës i thëriste zonjë!

Fjala vërtetë është një zonjë,
por varet kush sesi e kupton.
Zonjën kurrë mos e bëj pronë,
ndaj nderoje,n’daç të të nderoj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT