Dhe errësirë po të jetë,
dhe nëse s’kam qiri,
syri dritë do të ketë,
do shkëlqesh në sytë e mi…
Je ma i bukuri flamur,
me atë ngjyrë kuq e zi,
dhe me shkabën dy krenare
do tët’ mbaj përherë në gji…
Je simbol i vendit tim,
me gjak shqiptari pikturuar
le të jetë ky betimi im:
dhe pse fëmij, për ty flijuar…
