Se kam vdekur mos kujtoni!
Ju më thirrni Skënderbe
Hero i kombit jam
Jetën dhashë për atdhe
Prap ngrihem në kam
Skënderbe gjithë shqiptaria
Gati të flijohet
Bukur ngjesh armët e tia
Vatani të mbrohet.
Se kam vdekur mos kujtoni
Jetoj n’përjetësi
Përballë m’keni në guxoni
Armiq dhe tradhëti.
Dje qëndrova në ballë t’luftës
Dolëm fitimtar
Prap j’ia skuqim grykën pushkës
Për truallin amtar
Ju armiq e tradhëtar
Jeni të pa shpresë
Hero mbarë populli shqiptar
Juve plumbin kresë.
