Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritJahe Fida-Kot e keni vllazën e motra!

Jahe Fida-Kot e keni vllazën e motra!

Kot e keni vllazën e motra!

Keq po suleni tura vrap
Me lanë shpi, me ikur larg
Braktis votër, braktis shpi
Derës s’shpisë me i vënë dry,
Për me ik nga ky vatan
Që për të shumë jetë janë dhan’
Ndofta, dimri u duket verë
Larg atdheut, s’ka pranverë.

Ja do shkoni e do e provoni
Pa e provue nuk do e besoni
Në dhe t’huaj sapo t’shkoni
Nga zhgënjëmi do e pësoni
Vendi huaj nuk është parajsë
Dhe pse gënjeheni prej parasë
I huaj ishe i huaj mbetesh,
Krejt prej malli do të tretesh
Për njerëzi e për sokak
Për kët’ truall të larë me gjak
Jo pak kush që e ka provue
Larg atdheut nuk ka g’zue
Si ka hy paraja n’sy
Kur më shpirt ka qenë i nxi!

Kot e keni vllazën e motra
Kënaqësinë keni tek votra
Këtu keni pasurinë
Bashkë me të keni mundësinë
Të jetoni si më mirë
Se dhe balta është mjatë
Larg ATDHEUT trung i thatë.
Sigurisht më binë mirë
Për me l’vizur krejt të lirë
Dhe n’se mundeni të punoni
E n’vend t’huaj para t’fitoni
Nënë lokën mos e harroni
Për këtë truall investoni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT